Fiona Crofts nga Deeping në Britaninë e Madhe mbeti e habitur kur pa në kopshtin e saj një zog jashtëzakonisht të bardhë. Fillimisht mendoi se është pëllumb, por kur iu afrua pa se bëhet fjalë për një korb albino.
“Mbeta e shokuar dhe nuk mundesha të besoja. Kjo ishte hera e parë në jetën time që shihja një korb të bardhë”, tha Crofts, duke shtuar se menjëherë mori aparatin dhe fotografoi zogun e pazakontë para se të fluturonte.
Nga Shoqata Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve në Britaninë e Madhe thanë se bëhet fjalë për një korb albino. Përndryshe korbat albino janë shumë të rrallë, ndërsa janë shpesh pre e kafshëve siç janë macet ose dhelprat./News.blog.al/
Kourtney Kardashian thotë se ajo është më e mençur se të gjitha motrat e saja.
Ylli televiziv, e cila muajin e kaluar lindi djalin Mason, fëmijën e parë të saj, beson se ajo është më inteligjente në familjen e saj, ku bëjnë pjesë edhe motrat e saj të famshme Khloe dhe Kim.
“Nëse rendisim mençurinë, do të isha unë e para. Pastaj Kim, Khloe, Kylie, dhe Kendall. Ose Kendall dhe pastaj Kylie. Kjo është më e moshuara”, ka thënë Kourtney.
Edhe pse mendon se është inteligjente, Kourtney thotë se nuk është aq e zgjuar kur është fjala për sportin, pasi nuk e ka pasur idenë se dhëndri i saj, Lamar Odom, mund të luajë një ndeshje të plotë basketbolli./Telegrafi/
Kate Beckinsale ka thënë se fakti që është emëruar ‘Femra e Gjallë më Seksi”, e ka bërë atë të ndjehet e shëmtuar.
Aktorja e filmit “Van Helsing”, e cila ka marrë këtë ‘titull’ nga revista Esquire vitin e kaluar, ka thënë se ajo ishte zgjuar ditën tjetër duke mos u ndjerë aspak seksi.
“Jam ndjerë më së paku seksi se që jam ndjerë ndonjëherë kur e dëgjova atë. Më quajtën ‘e mahnitshme’. Ditën tjetër presioni ishte shumë i madh në mua”, ka thënë Beckinsale./Telegrafi/
Ylli i muzikës Katy Perry raportohet se ka nënshkruar për të qenë fytyra e re e një kremi kundër akneve.
Këngëtarja do të përfitojë plot 4 milionë euro për të përfaqësuar Proactiv, duke ndjekur kështu fytyrat tjera të këtij produkti, Jessica Simpson dhe Jennifer Love Hewitt.
Perry do të xhirojë një varg reklamash televizive në të cilat ajo diskuton rastin e saj të akneve. Reklamat do të lëshohen në 58 vende të ndryshme.
“Kam pasur akne në fillim të karrierës. Isha shumë e stresuar. Kam frikë nga aknet, për të cilat jam e turpshme”, ka thënë 25-vjeçarja./Telegrafi./
Së fundmi këngëtarja kosovare Leonora Jakupi ka lansuar videoklipin e këngës që mban titullin “Puthja jote”.
Një klip i punuar nga regjisori maqedonas Alexander, por nuk dimë se e kujt ishte ideja që Leonora të imitonte Mbretëreshën e muzikës pop, Madonna.
Njëra nga skenat që bie në sy te videoklipi i Leonorës, i ngjan klipit të Madonnas, “Die Another Day”. /Telegrafi/
Sipas përzgjedhjes së revistës “What Car?”, për automjetin më të mirë të vitit është shpallur Peugeout 3008 Crossover.
“Ky automjet ka marrë një shpërblim të madh, sepse ka pamje të cilën e duan njerëzit, hapësirën të cilën iu nevojitet, është i shkëlqyeshëm në vozitje dhe i lirë për mirëmbajtje”, ka thënë redaktori i kësaj reviste, Steve Fowler. Ai ka thënë se karakteristikat e gjelbra të këtij automjeti crossover do ta bëjnë edhe më të popullarizuar në të ardhmen.
“Automjetet e tipit crossover do të janë lajm i madh gjatë viteve të ardhshme për njerëzit të cilët dëshirojnë të kënaqen në karakteristikat e tyre 4X4, e më këtë rast të mos pësoj as mjedisi as xhepi i tyre”, ka thënë Fowler.
Peugeot 3008 ka kulm panoramik dhe enterier sportiv, e në vend të transmetimit të fuqisë në të katër boshtet, ai shfrytëzon sistemin e ashtuquajtur “grip control sistem”. Për sa i përket motorëve, në ofertën e tij janë motorët ekonomik me naftë, me benzinë dhe ata hibridë.
Veç Peugeot 3008, janë shpërblyer edhe Land Rover Discovery e Jaguar XF./Telegrafi/
Google ka mundësuar mbështetjen për shtojca (extensions) për edicionet e shfletuesit Chrome duke sjellë funksionalitet të njëjtë siç kanë edhe versionet për Windows e Linux.
Veç mbështetjes për shtojca tek versionet e shfletuesit tek Mac si karakteristikë tjetër është edhe opsioni në dispozicion për sinkronizimin e bookmarks në mes të kompjuterëve të shumtë, që ishte një mekanizëm i cili i mungonte versionit për Mac.
Google shfrytëzon tri kanale për shpërndarjen e shfletuesit të vet Chrome dhe atë stabil, beta dhe për programues prej të cilëve ky i fundit është më së paku stabil, por edhe i dedikuar për ata të cilët dëshirojnë të provojnë karakteristikat e reja porsa të krijohen ato./Telegrafi/
Pas vërejtjes së kompanisë Google se nuk do t’i nënshtrohet më censurës kineze dhe njoftimit për tërheqje të mundshme nga tregu kinez, autoritetet kineze janë munduar të dëshmojnë se kjo nuk i brengos aq tepër.
Zëdhënësja e ministrisë kineze të punëve të jashtme Jiang Yu ka deklaruar se të gjitha kompanitë janë të mirëseardhura në Kinë me kusht që ato të respektojnë ligjet kineze. Ajo gjithashtu ka deklaruar se sulmet e hakerëve ne Kinë janë rreptësisht të ndaluara, mirëpo nuk ka dashur të thotë nëse këto sulme kanë të bëjnë edhe me vet qeverinë kineze.
Në anën tjetër, Wang Chen, drejtor i Agjencisë shtetërore për informim ka thënë se “kanalizimi i efektshëm i opinionit publik është një mënyrë e mirë e ruajtjes së sigurisë së informacioneve online”. Me fjalë tjera, censura është e mirë për popull, vetëm populli, duket se ende nuk e di këtë punë.
Duke marrë parasysh ftohjen e marrëdhënieve në mes të Google e Kinës, analistët pohojnë se është vetëm çështje kohe kur do të shuhet Google në Kinë.
google.cn/Telegrafi/
Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës thotë se blerja e votave është jo legjitime, mirëpo shitja e votës në internet, duket se nuk sanksionohet me ligj.
“Shes votën time për zgjedhjet presidenciale të së dielës, por mund të aranzhojë shitjen edhe të votave të personave të tjerë – që duan ta shesin votën e tyre”, thuhet në njërën nga shumë shpallje që janë lansuar në internet, ndërsa vota sillet prej 37 deri në 63 dollarë.
Publikuesit e këtyre shpalljeve, si arsye për shitjen e votës së tyre, theksojnë mosbesimin e tyre në demokracinë e Ukrainës, si dhe mosinteresimin e tyre total për politikë. Krahas shpalljeve, aty jepen edhe e-mail adresat, ndërsa persona të caktuar kanë publikuar edhe numrat e tyre të telefonit.
Agjencia Reuters ka kontaktuar disa prej personave që janë të gatshëm të shesin votën e tyre – dhe ka kuptuar se disa nga ofertuesit tashmë janë kontaktuar, mirëpo nuk dihet nga kush, nga partitë politike apo nga individë të caktuar. /Telegrafi/
Një pamje e rrallë është regjistruar në qytetin gjerman Siegen – që kujton filmat vizatimor Tom & Jerry. Në një oborr të mbuluar me borë, macja dhe miu kanë zhvilluar lojën e tyre.
Maçorri i quajtur Felix, fillimisht e kishte sulmuar miun kur e kishte parë atë, por është befasuar keqas kur miu kishte filluar të mbrohej.
Me këmbët e tij të vogla, miu ishte përpjekur të mbrohej nga maçorri, i cili pa pra e kishte sulmuar atë – dhe mu sikurse në filmat vizatimor Tom dhe Jerry, miu arriti “të mposhte” maçorrin – dhe ka ikur në strofullin e tij. /Telegrafi/