Home > Lajme > KQZ: Prizren: PDK – 50 %, LDK – 50 %

KQZ: Prizren: PDK – 50 %, LDK – 50 %

Dhjetor 14th, 2009 Leave a comment Go to comments

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të rrethit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë. Nga 21 komuna ku janë mbajtur zgjedhjet e balotazhit, dhjetë i ka fituar PDK-ja, pesë LDK-ja, tri AAK-ja.

Sipas KQZ këto rezultate duken kështu:

Mitrovicë: PDK- 53.0 %, AKR- 47.0 %,
Vushtrri: AAK – 36.5 %, PDK- 63. 5 %,
Obiliq: PDK- 48.1 %, LDK- 51.9 %,
Pejë: AAK- 76.7 %, LDD- 23.3 %,
Suharekë: AAK- 52.4 %, PDK- 47.6 %,
Hani i Elezit: Rufki Suma, kandidat i pavarur -53.3 %, PDK-46.7 %,
Gjilan: PDK – 51.4 %, LDK- 48.6 %,
Kamenicë: PDK- 45.9 %, LDK – 59.1 %,
Dragash: PDK- 53.3 %, LDK- 46.7 %,
Istog: LDK- 70.8 %, AAK- 29.2 %,
Kaçanik: PDK – 57.9 %, AAK- 42.1 %,
Klinë: PDK- 56.3 %, AAK – 43. 7 %,
Lipjan: PDK -50.5 %, LDK- 49. 5 %,
Novobërdë: LDK- 80.9 %, SNSD – 19.1 %,
Rahovec: PDK- 50.8 %, LDK- 49.2 %,
Podujevë: PDK- 33.5 %, LDK- 66.5 %,
Prizren: PDK- 50.0%, LDK-50.0 %,
Shtërpcë: PDK-35.0 %, SLS – 65.0 %,
Viti: PDK- 55.2 %, LDD- 44.8 %,
Malishevë: PDK-61.8 %, LDK 38.2 %,
Junik: AAK – 56.7 %, LDK- 43.3 %.

Sipas KQZ-së, në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, ato nga jashtë, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet preliminare kanë sjellë një barazim në Prizren ndërmjet kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi, me nga 50 për qind të votave. Kështu që fituesi pritet të përcaktohet pas numërimit të votave me kusht.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë dy-tri ditëve të ardhshme. Ajo bëri të ditur se në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. /Telegrafi/

Categories: Lajme Tags:
  1. Dhjetor 19th, 2009 at 10:39 | #1

    Oska qare pa fitu LDK

  2. Dhjetor 16th, 2009 at 20:12 | #2

    o Ilir mos mbaj shpresa qe PDK fiton. Fiton ma i miri d.m.th LDK

  3. ilir
    Dhjetor 16th, 2009 at 18:57 | #3

    ska me fitu ldk , PDK duhet me kan fitues